E njihni personin në rreth pas Edi Ramës?
E njihni personin e futur në rreth?
Eshte Shpëtim Gjika, ish kryetari bashkise së Vlorës dhe personi i denuar për korrupsion dhe dhenie lejesh ndertimi në shkelje flagrante të ligjit.
Atehere ai nuk u muar në mbrojtje as nga Rama i cili deklaroi se Shpetimin e kam mik, por nuk mund ti dal në mbrojtje kur ai shkel ligjin. Sot eshte harruar çdo gje dhe Gjika eshte pare ne krah të Ramës në Selenice të Vlores, zone ku Gjika eshte caktuar kordinator i PS.
Pas arresimit të tij për shpërdorim detyre në shkurt të vitit 2015, marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama duket se u prishën disa muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut, po pas shpalljes i pafajshëm, Gjika u emërua koordinator politik në Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës. Ndësa ditën e sotme ai është shfaqur përkrah Ramës në një takim elektoral në Selenicë.