Nga Ledina Alolli/ Një përgjigje për cdo kritik te opozitës së vërtetë e lavdërues të zgjedhjeve moniste.

Aktualitet

Kur e keqja të rrethon nga cdo anë, kur trafiku dhe krimi janë standartet qe i kanë dale zot shtetit dhe ligjet e Kushtetuta kane ulur kryet, kur cdo institucion e zyrë funksionon për urdhërat e oligarkisë së inkriminuar, kur skamja konsiderohet si rritje ekonomike, kur azili i mijëra shqiptarëve për bukë te gojës,konsiderohet si xhiro turistike, më thoni kush duhet ti dalë zot fateve në udhëkryq te Shqiperisë??
A duhet Partia Demokratike, opozita, mbi te gjitha demokratët ta pranojnë edhe katër vite te tjera këtë depresion të gjithanshëm e të bëhen palë në garën fiktive e pa asnjë kriter demokratik të të ashtuquajturave zgjedhje?
Kurrësesi jo!
18 Qershori është dita më e zezë e historisë së tranzicionit demokratik.
Pranimi i kësaj dite do të thotë legjitimitet i Rilindjes së një diktature edhe me të rrezikshme e më jetëgjatë se ajo e komunizmit.
Te marrësh pjesë në zgjedhje me Edi Ramën do të thotë,
jo vetëm tradhëti ndaj kauzës së demokracisë, do të thotë tradhëti kombëtare!

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?