Basir Çollaku/ Na thoni z LU, përse kongresmenët amerikanë nuk takuan Ramën?

Analize

Shkelqesi Ambasador Donald Lu, perse nuk e takoi delegacioni amerikan, kryeministrin e vendit tim Edi Rama?? Si rralle here ose asnjehere ne Shqiperi, ishte nje delgacion kongresmenesh, me axhende te qarte, te detajuar, si ne njerez ashtu edhe ne çeshtje. Misioni amerikan ishte faktmbledhes per drejtesine, kanabisin, trafiqet, siguridht edhe lidhjet e ndikimin ne pushtetet ne rajon te miliarderit George Soros. Takimet e tyre paten nje shenje te dukshme e cila ka bere me dhimbje koke njeriun me pushtetshume ne Shqiperi.

Edi Ramen. Sepse kongresmenet takuan Presidentin, kreun e opozites Lulzim Basha dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Ata nuk takuan z. Rama. Pasi lexova njoftimin e Ambasades Amerikane u binda vertet se Edi Rama, nuk qenka takuar me kongresmenet. Sipas njoftimit te Ambasades thuhej se “Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizoi partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale..” zoti Ambasador Lu, ne dijenine tuaj perse delegacioni i Kongresit nuk e takoi KM e vendit tim, z. Rama?! Eshte kreu i mazhorances qe flet 24 ore per drejtesine ne kete vend me plot padrejtesi edhe sipas deklarimeve tuaj shpesh me shume vend.

Perse Rama nuk ishte pjese e takimeve me kongresmenet? A ka gjasa qe ata kane ne axhende dhe aktivitetin e Soros dhe nuk kane pasur deshire te takojne njeriun e tij kryesor ne rajon?! Shkelqesi ambasador a kishin ne axhenden e bisedimeve kongresmenet objektin e raportit te DASH per Shqiperine, ku droga eshte kryefjale? Ne njoftimin e Ambasades reforma ne drejtesi dhe forcimi i ligjit dhe zgjidhja e mosmarreveshjeve mes paleve theksoheshin si thelbi i bisedave me Nishanin, Meten, Bashen, Bushatin. Sigurisht droga dhe te inkriminuarit jane alarme te frikshme per vendin dhe KM Rama eshte pergjegjes me qeverine e tij. Nese z. Hahn, nuk e quan fitore moszgjedhjen ne Kavaje, ne e quajme sepse nuk lejuam zgjedhjen e Rroshit serish kryebashkiak. Qeveria amerikane eshte shume e shqetesuar per krimin edhe drogen dhe kete e deshmoi me raportin e DASH. A ishte ky mostakim i kongresmeneve amerikane nje qendrim diplomatik, per kryeministrin. ?!

Ardhja e zevendesndihmes sekretarit te shtetit Hoyt Brian Yee per krizen do te kete axhende krizen dhe urojme me besim te mberrihet ne nje zgjidhje. Raporti i kongresmeneve per drogen, krimin dhe Soros, a mund te sjelle nje qendrim me ndryshe ne Tirane. ? Do doja te lexoja ne njoftimin e Ambasades perse delgacioni i kongresmeneve nuk e takoi KM e vendit tim. Nuk kishte kohe delegacioni apo Rama. Apo nuk donte njera pale. E ne kete rast Rama nuk mund te jete pala mosdashese per tu takuar me disa kongresmene amerikane..Ju shkelqesi Ambasador Lu e takoni Ramen dhe mbase ia keni bere te ditur perjashtimin nga axhenda..Do ishim deshireplote ta dinim dhe ne perse KM yne po nis te dale nga axhenda e rendeishme..Ne nuk besojme se eshte Soros.. Ai mund te jete njera nga arsyet…Miqte e Sorosit neper BE po flasin çdo ore me ardhjen e delegcionit amerikan ne rajon dhe Evrope.. Madje Mogherini sugjeronte zevendesimin e USA me BE…Por sa do na sherbente ta dinim perse Ramen njeriun teorik te drejtesise nuk e donin amerikanet e kongresit qe drejtojne Komisionin e Drejtesise ne Kongresin Amerikan..

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments