Kreshnik Spahiu degjeneron Oketën: Dje si qen i Berishës, sot lëpirës i Ramës

Aktualitet

Mbrëmja e djeshme në ‘Tonight me Ilva Taren’ u shndërrua në një arenë përplasjesh të forta. Sigurisht nga njëra anë ishin ata që e kanë emrin në lista për zgjedhjet e 18 qershorit dhe i ftuar në emër të opozitës ishte Kreshnik Spahiu.

Edhe pse e dukshme tentativa për të favorizuar bashkëpuntorët e regjimit Spahiu ia ka dalë t’u bëjë ballë më së miri. Emblematik nga ky emision do të mbetet mbyllja e tij.

Përplasja mes Spahiut dhe Oketës arriti kulmin kur Spahiu ia tha publikisht një të vërtetë të hidhur bashkëpuntorit të Bamir Topit: Të të vijë turp se ishe zv. Kryeministër i Sali Berishës dhe 8 vite ju servilose si qen për aq kohë sa Berisha ishte në pushtet ndërsa sot përdoresh nga Rama që të asgjësoni PD dhe të shkatërroni PD dhe demokracinë në Shqipëri.

Nga ana tjetër i kujtoi Spahiut opozitën që ai i kishte bërë Berishës: Edhe ti e ke sulmuar Sali Berishën

Por me e shpejtë ka qënë kundërpërgjigja e Kreshnikut: Po, por kur t’i i serviloseshe, unë e kritikoja në emër të një qeverisje më të mirë dhe ai ishte në pushtet, ti dëshiron t’i vësh shkelmin në fyt sot që partia që të bëri numrin dy të saj është në opozitë dhe në udhëkryq. Ti je thjesht një servil mosmirënjohës e asgjë më shumë.

Total 8 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?