Tjetër pajisje përgjuese në Rinas, ndalohet një shtetas grek

Aktualitet

Një objekt i dyshimtë përgjimi është bllokuar në aeroportin e Rinasit nga policia shqiptare nga ku është ndaluar një shtetas grek.

Ky i fundit po dilte nga Shqipëria dhe kishte me vete një objekt të dyshimtë, që i ngjason një pajisje përgjimi, e njëjtë me atë që ju gjet shtetasit izraelit disa javë më parë.

Shtetasi grek Irakli Dragounis është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje, ndërkohë pajisja është sekuestruar nga prokurorët dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Autoritetet i kanë bllokuar pasaportën shtetasit grek dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri sa të zbardhet kjo ngjarje.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments