Emmanuel Macron me 65.5 për qind të votave është zgjedh President i Francës. Macron 39 vjeç, është bërë Presidenti më i ri i vendit.
Macron është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave dhe 24 vjet më e vjetër se ky – lidhje që i ka intriguar publikun francez.
Ata ishin takuar kur ky ishte 15-vjeç dhe ajo ishte Brigitte Trogneux, një grua e martuar dhe nënë e tre fëmijëve dhe gjithashtu mësuesja e frëngjishtes dhe aktrimit e Macronit.
Përkundër mospajtimit të prindërve të tij, të cilët e dërguan në Paris, çifti u martuan në vitin 2007 me gjithë familjen e gjerë prezente.
Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe shtatë nipa. Një herë kishte pasur thashetheme që Macron ka një lidhje homoseksuale, por këtë çifti e kishin hedhur poshtë.