Basha shpërthen kundra mediave/ Si nuk keni turp, bllokoni zërin qytetar dhe jepni tallavatë e Edi Ramës

Politike

Luzlim Basha duke folur në ‘cadrën e lirisë’ përballë qytetarëve ka vendosur që sot të sulmojë mediat që sipas tij, nuk transmetojnë zërin e qytetarëve, por merren me tallavatë e Edi Ramës.

Basha ka bërë thirrje që të bojkotohen ekranet që kontrollohen nga Edi Rama dhe sofra e oligarkëve të republikës së vjetër.

“Ndiqni zërin e lirë në Facebook sepse aty nuk ka censurë, bojkotoni median e kontrolluar nga republika e vjetër”, u shpreh Basha.

Sipas tij, “mediat merren me tallavatë e Edi Ramës, që nuk keni turp, po mi që nuk keni turp, por as kurajo s’keni”.

“Mediat janë arma më e fortë e pushtetit të republikës së vjetra. Braktisni ekranet e turpit dhe gazetat e turpit. Janë pjesë e komplotit ekonomik.

Marrin kockat që ju hedhin Edi Rama dhe të tjerët që janë ulur në sofër. Populli më i varfër në Europë grabitet ditë për ditë nga komploti ekonomik.

Paratë në republikën e vjetër i kontrollon një grup njerëzish që i bëjnë temena pushtetit dhe që ndjekin axhendën e tyre pasurore”, tha Basha në fjalën e tij.