Reagon e shpërblyera e Ramës/ Shqiptarëve t’u jepet mundësia të votojnë partinë që duan

Aktualitet

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka bërë apel për zgjidhje politike pas tërheqjes së kandidatit të PS nga Kavaja.

Duke folur nga Gjirokastra, ajo u shpreh se politikanët duhet të gjejnë mundësitë për t’u ofruar qytetarëve kushtet për të votuar partinë që duan.

“Jam e sigurt në mënyrë absolute, që do të ketë këtu guxim dhe mençuri të mjaftueshme dhe kurajë që e gjithë klasa politike shqiptare të gjejnë mënyra të arsyeshme, për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën kushtetuese për të votuar për partinë që do të zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për Bashkimin Evropian.

Ne si BE e bëjmë për shqiptarët dhe besoj absolutisht se gjithçka që kanë për të bërë politikanët do e bëjnë për shqiptarë. Është e lehtë të zihesh për diçka sesa të ndërtosh një gjë”­, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments