Portali qeveritar fantazon filma me djegie bashkie të Kavajës. Lexoni deri ku shkon çmenduria e tyre.

Aktualitet

Portali qeveritar Lexo.al qe dihet boterisht qe mban anen e Rames, ka shkruar per nje skenar te denje per thirrjet shtazore te gazetes Koha Jone te vitit 97-e, si dhe te gazetares te asaj kohe qe mbulonte jugun Zenepe Luka. Shikoni deri ku arrin shtazeria ne fantazi e ketij portali kur citon se protestuesit do digjnin bashkine dhe do terhiqnin zvarre bustin me dy gishta dhe harron qe ai bust eshte simboli i demokrateve dhe nuk ka lidhje pse e ka ndertuar Rama.

Lexoni se çfare shkruan paçavurja qeveritare:

Zbulohet skenari i PD-së për trazira dhe destabilizim të qytetit të Kavajës, këtë të dielë kur ishin parashikuar edhe mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Burime për Report TV bejne të ditur se PD-ja kishte planifikuar që të dielën e 7 Majit të digjte Bashkinë e Kavajës.

Por jo vetëm kaq. Demokratët kishin menduar përshkallëzimin e situatës, duke marrë bustin me dy gishta në Kavajë, simbol i demokracisë, që ta tërhiqte zvarrë në qytet, si shenjë revolte dhe pjesë e skenarit të trazirave.

Siç u pranua edhe nga vetë Kryeministri Rama, plani për destabilizim të vendit nga PD është tashmë fakt konkret. Por se nuk do të lejohet në asnjë moment që vendi të kalojë  në destabilitet, aq më pak që Kavaja të digjet për orekset e Bashës dhe udhëheqësit të tij Berishës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?