Paskal Milo/ Rama rrezik më ka harruar edhe emrin e jo më të më marrë në konsideratë

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “ARENA”, të Dritan Hilës, ka thënë se Partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje, por ka shtuar se pret që deri të shtunën në darkë të mund të arrihet një marrëveshje politike. Milo tha se do marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë që të mbijetojë politikisht. Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.
Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin”, – ka thënë Milo.

Po ashtu ai është pyetur nëse Rama ka kontaktuar ndonjë herë me të për t’i marrë ndonjë mendim, por reagimi i tij ka qenë befasues. Ai tha se ka rrezik që Rama ti ketë harruar edhe emrin.

Rama ka rrezik të më ketë harruar edhe emrin, jo të më marrë në konsideratë”, – tha më tutje Paskal Milo.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments