Njeriu që ndihet më i tallur dhe i përdorur nga Rama, është ish kandidati për bashkinë Klodian Shehi.

Aktualitet

Megjithëse janë të shumtë socialistët e mëzitur nga vendimi i Ramës njeriu që ndihet më i tallur dhe i përdorur është ish kandidati për bashkinë Klodian Shehi. Ku për askënd nuk qe më një secret, kur të gjithë njerzit pranë Ramës e dinin se kryeministri do të tërhiqej nga 7 maji, i vetm që vazhdonte përpara qe ai. Madje dy ditë më parë Shehi i dha një intervistë Gazetës Shqiptare Ku deklaronte se fjalët për tërheqje janë thashetheme.

I pyetur pardje nëse do të tërhiqet, kur jo vetëm Rama por edhe gazetarët e dinin këtë, ai u përgjigj: “E kam dëgjuar edhe unë këtë. Shpeshherë kam pasur edhe telefonata nga miqtë e mi, por realisht nuk qëndron asgjë. Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë. Në Kavajë mbizotëron një klimë e qetë, qoftë politike, qoftë qytetare, dhe zgjedhjet do të vazhdojnë të qeta, normalisht siç i ka hije qytetit të Kavajës”. (Lapsi.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?