Një i ri është sulmuar me mjete të forta nga 3 persona të panjohur, dhe ka përfunduar në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda në trup.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në Yzberisht rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
I Plagosuri është 19-vjeçari me inicialet E. Sh., ndërsa 3 dhunuesit e tij janë ende të paidentifikuar nga policia.
Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Total 0 Votes
0
0