Ja kush është gruaja që iu vendos tritol natën e kaluar
Në makinën e 50 vjeçares ishte vendosur një sasi e vogël tritoli, në pjesën e pasme të mjetit tip Smart. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:30, ndërsa makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku ajo banonte.
Polica ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë në bizneset rreth pallatit ku banonte 50 vjeçarja. Deri më tani nuk është zbuluar asgjë rreth autorit.
Blerta Ajazi quhet gruaja që kishte në pronësi makinën tip Smart që shpërtheu një natë më parë në Tiranë. Gruaja rreth 50 vjeç ka thënë në polici se nuk kishte konflikte me askënd dhe se vendosja e eksplozivit mund të ketë qenë një ngatërresë. Makina ishte parkuar poshtë pallatit, ku banonte Blerta Ajazi. Blerta Ajazi, jetonte vetëm dhe kishte vite që ishte divorcuar, pasi fëmijët jetonin jashtë.