Fatmir Mediu takohet me keshilltaren e Nën/sekretarit për Sigurinë

Politike

Demokracine dhe te drejtat e njeriut ne Departamentit e Shtetit Pam Pryor dhe me keshilltarin ne Shtepine e Bardhe per Departamentin e Shtetit Mathew Mowers.
Ne kete takim z Mediu theksoj se opozita eshte e vendosur ne rrugen e saj per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Ne Shqiperi duhet te vendosin qytetaret me vote te lire dhe jo krimi e trafiku I droges.
Perfaqesuesit e Shtepise se Bardhe dhe Departamentit te Shtetit theksuan se SHBA te Amerikes kerkojne nga Shqiperia qe te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe njekohesisht zgjedhjet duhet te garantojne pjesmarrjen e qytetareve dhe gjithe forcave politike.
Krimi I organizuar, trafiku I droges perben nje rrezik real per demokracine shqiptare.

Z Mediu po ashtu zhvilloj takim me Senatorin Inhofe dhe Ted Cruz kandidat per President i SHBA.
Ne Kongres u takua me kongresmenet Bob Goodlatte Kryetari I konisjonit te Drejtesise i cili do vizitoje Tiranen, JOHN Rotcliffe Kryetar i Konisjonit per sigurine Kibernetike dhe kongremenin Richard Hudson.
Ne keto takime z Mediu shpjegoj situaten ne Shqiperi dhe pamundesine per zgjedhje te lira, per shkak se qeveria tashme ka mare nje qendrim kunder intersave te demokracise dhe shqiptareve, te drejtes se tyre per te votuar. Shqiperise ne duar te krimit, trafikut te droges dhe korrupsionit eshte kthyer nje problem real sigurie per Europen
Po ashtu ai theksoj se propoganda e qellimshme e qeverise se opozita eshte kunder reformes ne drejtesi eshte nje genjeshter sepse ishte opozita ajo qe beri te mundur votimin e saj ne parlament. Pa votat dhe punen e opozites nuk do ishin miratuar ndryshimet kushtetuese. Mazhoranca doli kunder konsensusit dhe po kerkon qe me ligje jo kushtetuese te kontrrolloje, emeroje dhe shkarkoje Gjyqtar e prokuror per interesa politike.
Te gjithe bashkebiseduesit theksuan se zgjedhjet e lira jane detyrim per Shqiperine, dialog dhe krijimi I besimit te qyetareve dhe opozites ne proces eshte domosdoshmeri.
Drejtesia duhet te jete e pavarur nga politika dhe pushteti gjyqesor duhet te funksionoje bazauar ne parimin check and balance.

Fotografia e Fatmir MediuFotografia e Fatmir Mediu

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments