Basha: Afati ka përfunduar, data 18 qershor për zgjedhjet ka rënë.
Mbrëmë në mesnatë ka skaduar edhe afati i fundit i kodit zgjedhor për regjistrimin e listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë
Bëhet fjalë për partitë e pushtetit partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës
Deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listën emërore të kandidatëve
Me këtë kat dhe sipas Kodit Zgjedhor të Republikës është asgjësuar 18 qershori si nj datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.
Atë që ky bashkim dhe kjo lëvizje ka asgjësuar përmes lëvizjes paqësore
Ky bashkim duke mos dorëzuar listat shumëemërore e kanë asgjësuar edhe ligjërisht
Natyrisht në këto 4 vite shkelja e ligjit ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje dhe tellalli do të dalë sot me lloj, lloj justifikimesh se data ishte dje dhe jo sot.
Nuk kam ndërmend ta ndjek këtë shfaqje të shëmtuar. Fakti është se këta nuk dua t’ia dinë as për kod zgjedhor as për Kushtetutë ndaj është në dorën tonë për të vazhduar së bashku.
Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për nj proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga
Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund.