SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Trafikantët braktisin 97 kg kanabis duke i hedhin në det

Policia e Vlorës njoftoi se më datë 27.04.2017, në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare gjatë kontrollit të territorit tokësorë dhe ujor përreth Gadishullit të Karaburunit, kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike brenda në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimorë narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për Nenin 283/a/2 të Kodit Penal “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.FOTO/ Karaburun, trafikantët braktisin 97 kg kanabis, i hedhin në det

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?