Ekzekutohet me 4 plumba shqiptari në Itali/ Ja emri

Aktualitet

Gasper Reçi 43 vjeç, është shqiptari i cili u vra me armë zjarri rreth orës 23:30, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata, raporton ‘Corriere’.

43-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa trupi është gjetur nga policia, pas njoftimit të marrë nga qytetarët.

Nga hetimet paraprake rezulton se shqiptari është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një mjet tip ‘Smart’.

Ngjarja nuk ka asnjë dëshmitar, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?