Presidenti/ Sot raundi tretë pa asnjë emër
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet pas seancës së zakonshme parlamentare që mblidhet në orën 10:00.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohet shumicë e cilësuar me 84 vota nga anëtarët e Kuvendit.
Ndërkohë Kuvendi ka ezauruar pa asnjë emër dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit.
Deri tani nuk është dhënë asnjë emër as nga mazhoranca, e cila thotë se po pret opozitën, por as nga kjo e fundit, e cila ndodhet prej 68 ditësht në protestë dhe bojkot parlamentar.
Total 0 Votes
0
0
