Policia e kufirit do drejtohet nga një femër/ Ja emri saj
Genc Merepeza, mbante deri dje postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit në Policinë e Shtetit, por me emërimet e reja që ka bërë Fatmir Xhafaj ai zëvëndësohet nga një femër.
Aida Hajnaj do të jetë drejtoresha e re kufirit. Hajnaj ka punuar në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Drejtoresha e re duket se ka marrë përsipër një mision të vështirë kur nga kufijtë e Shqipërisë në muajt e fundit kanë dalë tonelata me hashash në drejtim të Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi.
Total 0 Votes
0
0
