Reagon McAllister: Ja ku ngecën negociatat. Kriza, rrezikon zgjedhjet
David McAllister ka reaguar për herë të parë pas negociatave të dështuara në Tiranë. Me një status në Facebook, ai bën të ditur se në disa prej çështjeve u arrit dakordësia, por çështja kryesore ajo e qeverisë teknike nuk gjeti mirëkuptim nga mazhoranca.
Prej javësh Shqipëria kërcënohet nga një krizë serioze politike në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në qershor.
Në Tiranë kam shkuar për të sheshuar përplasjet midis qeverisë dhe opozitës. Në disa çështje patëm shpresë dhe bëmë përparim.
Por çështja kryesore e datës së zgjedhjeve dhe formimit të një qeverie kalimtare teknike, nuk kishte mirëkuptim.
Tani është koha, konsensus politik për të kapërcyer bllokimin.

Total 0 Votes
0
0
