Marina Fari ndahet pa u lidhur mirë. Tani që të dy kanë statusin’singël’

Stil/Jetë

Çifti i shumëpërfolur kohët e fundit, Marina Fara dhe Edi Ismaili, ashtu siç erdhën për publikun papritur ashtu me sa duket edhe kanë përfunduar historinë e tyre.

Jo më larg se para 1 muaji dhe disa javësh, marina e fejua me ceremoni me Edin, djalin e pasur dhe të famshëm për lidhjet e tij me VIP-et e estradës shqiptare. Por, kjo fejesë me sa duket ka marrë fund, shkruan JOQ.

Në profilet e rrjeteve të tyre sociale (ish) çifti i Marina-Edi kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë. Sikur kjo të mos mjaftonte ata kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çfarë do të thotë se ata janë të hapur tashmë për lidhje të reja, shkruan JOQ.

Marina Fara është vajza e këngëtares së njohur korçare, Eli Fara, e cila mund të themi se ka trashëguar bukurinë e mamasë së saj, por e akuzuar shpesh edhe për ndërhyrje të tepruara. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Marinën të ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments