Habit politikania. Gorilla më tërheq seksualisht: Çmendem kur e shoh

Kuriozitete

Një politikane e partisë së Britanisë së Madhe, UKIP, ka thënë se hormonet e saj “çmenden” pas gorillës kur ajo viziton kopshtin zoologjik. Ajo ka thënë se gorilla i duket shumë atraktiv.

Gisela Allen, e cila është kandidate e UKIP për Këshillin e Qytetit të Glasgou, i ka bërë këto komente në një shpjegim bizar që e ka bërë për atë se pse homoseksualët nuk duhet të dalin haptas, transmeton Express.

“Nuk jam kundër homoseksualëve, por si mund ta quash [LGBTI] komunitet? Jeta seksuale është çështje private e secilit. Nuk mund të dalësh në publike dhe të deklarohesh haptazi,” ka thënë ajo për Herald.

Më pas ajo ka ofruar këtë shpjegim se pse homoseksualët nuk duhet të deklarohen hapur: “A mendoni se unë do të dalë nëpër qytet dhe të them se krijesa të cilën e shoh seksualisht atraktive është gorilla? Kur shkoj në kopsht zoologjik dhe e shoh gorillën hormonet mu çmenden absolutisht. Gorilla është shumë atraktiv.”

Rezultate imazhesh për Gisela Allen