Basha ka zhvilluar sot një takim katër orë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Aktualitet

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth katër orë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi mes tyre nisi në orën 15:15 dhe përfundoi në orë 19:10, pra gati 4 orë dhe u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Ky është takimi i tretë i Bashës me Donald Lu që nga fillimi i protestës, më 18 Qershor.

Ky takim vjen një ditë para ardhjes së delegacioni europian në Tiranë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.