Ja kush janë 11 kandidatët që po garojnë sot për Presidentin në Francë
Sot në Francë zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. E gjithë bota i ka thyer sytë nga Parisi, pasi këto zgjedhje këtë herë konsiderohen edhe si një betejë; mes të djathtës radikale me partitë e tjera që kanë udhëhequr tradicionalisht Francën; mes atyre që kërkojnë ndarjen e Francës nga BE-ja dhe atyre që besojnë ene në këtë projekt.
Këto zgjedhje përcaktojnë edhe të ardhmen e afërt të këtij vendi të madh, pasi Presidenti i Republikës franceze është një lloj Monarku republikan që “sundon” fuqiplotë gjatë një pesëvjeçari. Ai bën dhe zhbën qeveritë, është Ligjëvënësi dhe Gjykatësi i parë, përcaktues i aleancave dhe armiqve. Procesi që nis nesër zhvillohet me dy faza me kandidatë të dalë nga partitë politike ose nga shoqëria civile.
Në fazën e dytë ngelen dhe konkurrojnë kandidatët më të pëlqyer, të cilët do të përcaktohen nesër. Nëse I hedh një sy CV-së të 11 kandidatëve për të cilët do të nis raundi i parë i votimit ditën e nesërme, atëherë do të kuptohet qartë, se përse Franca vazhdon të jetë një komb i madh që vazhdon ta meritojë përcaktimin, “djep i demokracisë” dhe themelues i asaj Republike që u ngrit mbi gërmadhat e monarkisë me devizën e famshme “Liri-Barazi-Vëllazëri”.
Ja cilet janë 11 kandidatët q
Por kush janë 11 kandidatëve për President që do të garojnë sot?
1. Emmanuel Macron – Datëlindja 1977, i diplomuar në ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), fillon karrierën si inspektor i financave dhe në 2008 hyn në ekipin e bankës Rothschild & Cie. Antar i partisë Socialiste qysh prej 2006, zv/sekretar i përgjithshëm i kabinetit të Presidentit të Republikës franceze, Hollande. Më tej, Ministër i Ekonomisë, i Industrisë dhe i Numerikes deri në prill 2016. Jep dorëheqjen dhe krijon një Lëvizje politike nën emrin “en Marche – në Ecje”, me ide politike liberal-socialiste. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 24% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është “La France doit être une chance pour tous – Franca duhet të jetë një shans për të gjithë”.
2. François Fillon – Datëlindja 1954, i diplomuar në Shkencat Juridike (Sorbonne), i zgjedhur lokal dhe deputet qysh në vitin 1981, kryetar bashkie i Sablé-sur-Sarthe, me karrierë të gjatë politike – disa herë ministër i Arsimit të Lartë, i Telekomunikacionit dhe Postave, i Çështjeve Sociale dhe Solidaritetit, Kryeministër i Presidentit Sarkozy; me ide politike republikane, goliste dhe liberale, besimtar i devotshëm dhe mbështetës i Lëvizjes “Sens Commun” – e djathta reaksionare ultra e krishterë, kundërshtar i divorcit, i dështimit, i martesës mes homoseksualëve etj… Një nga themeluesit e partisë “les Republicains – Republikanët”. Fitues gjatë votës së brendshme për përfaqësuesin e Republikanëve për postin e Presidentit të republikës (2016). Aktualisht, i vënë nën hetim për shpërdorim të fondeve publike, për përfitime materiale të paligjshme dhe për fshehje të të ardhurave. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 19% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është “Une volonté pour la France – Një vullnet për Francën”.
3. Marine Le Pen – Datëlindja 1968, e diplomuar në Shkencat Juridike, e zgjedhur lokale qysh në vitin 1998, aktualisht deputete evropiane qysh prej vitit 2004. Presidente e partisë “Front National – Balli Kombëtar” qysh prej vitit 2011 – parti e krijuar nga babai i saj, Jean-Marie Le Pen, ky i fundit i mirënjohur për qëndrimet e tij revizioniste (dhomat e gazit – thjesht episod historik). Idetë e saj politike janë sovraniste, antievropiane, antieuro; ajo shprehet kundër emigrantëve, arabëve deri edhe kundër çifutëve – Franca për francezët. Kërkon daljen nga Evropa, braktisjen e euros, mbylljen e kufijve kombëtarë, dëbimin e të huajve… Besimtare e devotë dhe mbështetëse e krahut më ultrareaksionar të saj. Kundërshtare e dështimit, e martesës mes homoseksualëve etj… Aktualisht, e vënë nën hetim për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, ajo refuzon të paraqitet pranë gjykatësit për hir të imunitetit si deputete. Në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 22% të parashikimeve të votave. Parulla e saj elektorale është “Au nom du Peuple – Në emër të Popullit”.
4. Jean-Luc Mélenchon – Datëlindja 1951, i diplomuar në Filologji dhe histori, i punësuar fillimisht si mësues gjimnazi, i hyn jetës politike vitet 80′. Anëtar i Partisë Socialiste qysh në 1976, i zgjedhur senator qysh në 1986, ministër i Arsimit Profesional në qeverinë Jospin (2000), i përket krahut të majtë të partisë, me ide politike republikane dhe antiliberale, socialiste autentike. Braktis partinë socialiste në vitin 2008 dhe themelon “Partinë e Majtë”, e cila shndërrohet në “Front i Majtë” pas një aleance me Partinë komuniste dhe rryma të tjera ekologjisë pranë skajit ekstrem. Deputet evropian qysh në vitin 2009. Tribun popullor dhe polemiste shumë i përmendur, dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 19% të parashikimeve të votave, pas një varg mitingjesh elektorale me pjesëmarrje të madhe ku përdor njëkohësisht edhe hologramën e tij. Idetë e tija shkojnë drejt rithemelimit të Republikës, rinegocimit të Traktateve evropiane – forcimit të rolit të Shtetit në ekonomi dhe në fushat sociale. Parulla e tij elektorale është “La force du peuple – Forca e popullit”.
5. Benoit Hamon – Datëlindja 1967) i diplomuar në Shkencat historike, angazhohet qysh në moshën 19 vjeç në politikë – fillimisht si asistent parlamentar, ai angazhohet në aparatin e partisë socialiste si Sekretar i përgjithshëm (20 vjeç), i ngarkuar me komunikacionin. Në 1995, krijon partinë e Re Socialiste, deputet evropian (2004 – 2009), ministër i i Çështjeve Sociale dhe Solidaritetit (2012), ministër i Arsimit të Lartë (2014), deputet i Asamblesë kombëtare qysh prej 2012, fitues gjatë votës së brendshme për përfaqësuesin e PS për postin e Presidentit të republikës (2016). I përket rrymës reformiste të socialistëve, me orientim të qartë social-demokrat. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 9% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është “Faire battre le cœur de la France – të bësh të rrahë zemra e Francës”.
6. Nicolas Dupont-Aignan – Datëlindja 1961, i diplomuar në Shkencat politike, i punësuar në disa kabinete prefektorale dhe ministrore gjatë viteve 1991 – 1996, me ide politike republikane goliste dhe sovraniste. President i grupit “Çohu Republikë” në gjirin e partisë Republikane (RPR) qënë vitin 2007 shndërrohet në parti politike e pavarur, kryetar bashkie në Yerres dhe deputet i Essone-s. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 4% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është: “Debout la Francë – më këmbë Francë”
7. Philippe Poutou – Datëlindja 1967, pa diplomë (as atë të gjimnazit), i punësuar si mekanik në uzinën Ford – Bordeaux. Më parë militant i “Ligës Komuniste Revolucionare” – trockiste, aktualisht kuadër i partisë “se Re AntiKapitaliste”. Idetë e tij janë vetëm “anti” – antifashiste, antibërthamore, antisistem. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 2% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është: “Nos vies et pas leurs profits – Jetët tona dhe jo përfitimet e tyre”
8. Jean Lassalle – datëlindja 1955, pa diplomë, në se s’llogaritim atë të teknikut në blegtori. Me profesion bari – qysh 21 vjeç, i zgjedhur kryetar bashkie i fshatit të tij Lourdios-Ichère (Pyrénées), qysh prej 2002 deputet i Pyrenées Atlantiques dhe zv. kryetar i MoDem (Lëvizja Demokratike – parti e qendrës të djathtë). Idetë e tij politike janë ato republikane, por në lidhje të ngushte me fshatarësinë dhe mbrojtjen e traditës dhe natyrës. Një nga deputetët më të spikatur – me ndërhyrjet e tij lapidare në Asamblenë Kombëtare. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 0,5% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është: “Le temps est venu – Ka ardhur koha”
9. Nathalie Arthaud – Datëlindja 1970, e diplomuar në mësuesi, aktualisht mësuese gjimnazi në lëndën ekonomi dhe biznes. Zëdhënëse e partisë “Lufta e punëtorisë” – ekstremi i majtë, që mbron interesat e punëtorëve dhe i kundërvihet me forcë pushimeve nga puna. E zgjedhur në instancat lokale gjatë periudhës 2008 – 2014, nën etiketën e partisë Komuniste franceze. Ajo nuk kërkon të zgjidhet – thjesht, të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj kërkesave të klasës punëtore. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë 0,5% të parashikimeve të votave. Parulla e saj elektorale është “Faire entendre le camp des travailleurs – Të bëjmë të ndihet kampi i punëtorëve”
10. François Asselineau – Datëlindja 1957, i diplomuar në HEC (Shkolla e Studimeve të Larta Ekonomike) dhe ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), i punësuar në disa kabinete ministrore gjatë viteve 1990 dhe si ekspert i ekonomisë dhe financave, me ide politike të djathta – në mos të së djathtës ekstreme, President i partisë “Bashkimi Popullor Republikan” Ai deklarohet si sovranist, antiamerikan dhe shihet deri edhe si element konspirativ; gjatë një kohe këshilltar në Këshillin bashkiak të Parisit. Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë më shumë se 0,5% të parashikimeve të votave. Parrulla e tij elektorale është: “Un chance historique – Një shans historik”
11. Jacques Cheminade – datëlindja 1941, me nënshtetësi franceze dhe argjentine, i diplomuar në HEC (Shkolla e Studimeve të Larta Ekonomike) dhe ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës), i punësuar pranë ministrisë së Ekonomisë gjetë viteve 1970 si ekspert i marrëdhënieve ekonomike, në vijim atashé tregëtar në SHBA, President i partisë “Solidaritet dhe Progres” – ithtar i Lyndon LaRouche, Jr. Ideja e tij kryesore është të paralajmërojë popullin lidhur me “tsunamin financiar” që pritet të vijë, ndërkohë që linjat e politikës së tij shkojnë nga “ekonomia e hapësirës”, në atë “të detit” apo drejt “hapësirës afrikane”.
Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë < 0,5% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është: “Se libérer de l’oçupation financière – Të çlirohemi nga pushtimi financiar”
Ja cilët janë kandidatët për President që do të garojnë sot.

Dy ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale arrin të mbledhë < 0,5% të parashikimeve të votave. Parulla e tij elektorale është: “Se libérer de l’oçupation financière – Të çlirohemi nga pushtimi financiar”.