Mediat greke: Rama shantazh Brukselit me bashkimin me Kosovën

Rajoni

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për bashkim me Kosovën, kanë reaguar edhe mediat greke. Në një analizë e publikuar në portalin e të përditshmes greke, “Kathimerini”, shkruhet: “Nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me makthin e Shqipërisë së Madhe, për të avancuar procedurat e anëtarësimit… Mirëpo, Europa nuk shantazhohet me dilema të këtij tipi”.

Gazeta shprehet se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por reformat kanë ngelur në baltë për shkak të udhëheqjes potike me në krye Ramën.

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, mirëpo reformat kanë mbetur në baltë për faj jo të BE-së, por të udhëheqjes politike të Tiranës, në majë të piramidës së të cilës ndodhet sot Edi Rama” shkruan gazeta.

Ndërsa në brendësi vazhdon duke thënë se pavarësisht se Rama beson dhe thotë se Shqipëria ka një imazh të mirë në Europë, realisht vendi noton në korrupsion dhe kanabis, si dhe për BE-në do jetë e vështrë të pranojë në gjirin e saj një shtet të tillë.

“Pavarësisht se çfarë beson dhe çfarë thotë ai vetë, imazhi që dominon sot në Europë për Shqipërinë, është imazhi një vendi që noton në korrupsion, ku shteti konsiderohet një trofe për çdo parti në pushtet, ku drejtësia është e manipuluar (edhe nga) krimi i organizuar, dhe ku kanabisi është shndërruar në një produkt për eksport. Dhe një shtet të tillë, vështirë se BE do ta anëtarësojë në gjirin e vet”.

Gazeta e mbyll shkrimin duke thënë se Rama duhet të heqë dorë nga ideja e Shqipërisë së Madhe dhe të përqëndrohet në shfrytëzimin e forcës poltike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

“Mirëpo, në vend që të kanosë me armën e Shqipërisë së Madhe, Rama do të bëjë mirë të shfrytëzojë potencën e tij politike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit, që do t’i lejojnë trenit shqiptar në vazhdojë rrugëtimin në shinat europiane. Përndryshe, sipas tij, deklarata të tilla mund të shkaktojnë reaksione zinxhir në gjithë Ballkanin, një rajon ku popujt vazhdojnë të bashkjëjetojnë në një litar të tendosur.”