Arrestohen tre policë bashkiakë të Tiranës. Morën lekë për një tendë dielli

Aktualitet

Tre policë bashkiakë të Tiranë janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Rrjeta”.

Ata akuzohen se kanë marrë rryshfet për lejimin e një tende dielli në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë dje rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP.

Punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J,M një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës” informon policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja

-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?