Nga Artur Roshi/ Rama nuk po tejkalon dot diktatorët

Aktualitet
Çdo skenar zgjedhjesh ku mënjanohet qëllimi i Opozitës për instalimin e votës së lirë në sistemin zgjedhor nuk mund të ketë legjitimitet.Kriza e presidentit mund të sajohet si e dështuar dhe të ngrihet një problem që të zgjidhi këtë që kemi,mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje sepse duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme se do të ngelemi pa president. Së pari mendoj se përderisa mazhoranca ka votat për zgjedhjen e presidentit nuk ka logjikë që të mos ta zgjedhi atë.Shtirja se nuk e zgjedh dot është lojë struci që nuk fshihet justifikimi.Së dyti problemi i krizës politike nuk mund të zgjidhet me sforcime duke u nisur nga forma,pra nga institucioni i presidentit,por nga thelbi i tij që është vota e lirë.Për opozitën problemi i vetëm që është parimor është një sistem zgjedhor që garanton një treg të lirë politik,për rrjedhojë lirinë e votës dhe ruajtjen e saj.Kjo e drejtë e opozitës prevalon para çdo rregulli tjetër në formë kushtetues.Palët mazhorancë-opozitë harrijnë marrëveshje vetëm kur i afrohen të vërtetës.Ngërçi politik i vërtetë është mungesa e votës së lirë,ndësa trafiku natkotik,korrupsioni,etj ,janë rrethana përcaktuese që humbasin votën e lirë.Institucioni që mund të të zgjidhë situatën në tërësi dhe për një kohë të përcaktuar qartë sipas meje është parlamenti i cili me një ligj të caktuar,me aftësi vepruese të kufizuar në kohë mund të përcaktojë detyrat e qeverisë teknike,(votim elektronik-biometrik,numurim elektronik,dekriminalizimin e kandidatëve për deputet,kontrollin e financimeve të fushatave,bllokimin e trafikut,etj),kohën e zgjatjes të qeverisë teknike,ditën e zgjedhjeve,etj.Kjo për të garantuar seriozitetin dhe përgjegjësinë e sipërmarrjes së qeverisë teknike.Opozita nuk mund të futet në zgjedhje për pushtetin e trafikut që kërkon me ankth një datë zgjedhjesh të shpejtë nga frika e votës së lirë.Rama nuk po tejkalon dot diktatorët që të futet në skemën e dorëheqjes si element moral demokratik.