Meta: Zgjedhjet pa opozitën? Duhet ta mendoj. Pse ndryshoi qëndrim Meta?

Aktualitet

Në nje dalje te pak koheve me pare, Meta pat deklaruar se zgjedhje pa opoziten ne kete vend nuk do kete dhe se nuk mund te pranohen zgjedhjet farse. Po çfare ka ndodhur tashme qe Meta u dashka ta mendoj edhe njehere ate qe ka deklaruar?

Meta ka komentuar të gjitha kërkesat e opozitës në këto 2 muaj ngërç politik. Në një dalje para gazetarëve, kreu i LSI-së tha se pavarësisht se i ka dhënë suport PD-së, nuk mbështet çdo kërkesë të sajën, pasi në të kundërt do të ishte bashkë me të në çadër.

“Duhet ta mendoj që Shqipëria të ketë zgjedhje pa opozitën. Kam qenë i prirur që të kuptoj shqetësimet e tyre. Për dekriminalizimin kemi qenë shumë të qartë, jo për ti dhënë të drejtë opozitës, por janë çështje që duhet ti godasim fortë që të rrisim besueshmërinë. Ndërsa unë nuk mund të them se opozita ka të drejtë në të gjitha kërkesa te saj, pasi nëse do ta mendoja këtë gjë do isha dhe unë në çadër. E mirëkuptoj shqetësimin e tyre. Do marr në konsideratë çdo rekomandim që Partia Popullore Europiane do bëjë për tejkalimin e ngërçit, por duhet të përgatitemi për pikat e takimit.”, tha Meta. Ndërkohë, Meta nuk iu shmang dhe pyetjes së gazetarëve për deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, ndërsa i prerazi tha se nuk i hyn komenteve.

“Jam i qartë. Nuk dëshiroj të hy në komente mbi komentet. Për ne raporti me ndërkombëtarët është shumë i rëndësishëm. Mendoj se eksperiencat tona të hidhura në të kaluarën, siç ishin zgjedhjet e 96-ës, na detyrojnë që të bëjmë gjithçka për të garantuar paprekshmërinë e votës së shqiptarëve”

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments