KQZ miraton fletën e votimit në Kavajë. Futet në lojë kandidati ‘pavarur’
KQZ-ja ka miratur fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen me 7 maj në Kavajë.
Kandidati i parë për nga renditja në fletën e votimit do të jetë Astrit Haka, i cili do të kandidojë si i pavarur. Ndërsa kandidati i dytë që është vendosur për nga renditja është Klodian Shehi i cili do të jetë kandidati i Partisë Socilaliste për Bashkinë e Kavajës.
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës pasi ajo nuk është regjistruar në KQZ dhe nuk ka paraqitur anjë emër kandidati për këto zgjedhje të parakohëshme.
PD ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve në Kavajë ajo do të organizojë një protestë në këtë qytet.

Total 0 Votes
0
0
