Nga Agim Xhafka: Avni Delvina ose ‘Françesko Goja’ shqiptar/ Foto

Art
Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë. Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejzaisht i rrallë, që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni, njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore. Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha, nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon, si ai, politikanë e qeveritarë injorantë,hajdutë e vrases. Avni Delvina është Françesko Goja i Shqiperise. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin:”Mbaji se mirë i ke!” Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Françesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim, jo në oborr të burgut, por para parlamentit. Një e vertetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje. Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe, me emër për kontribute ndaj vendit, i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë, gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t’i mjekojë plagët. I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret. Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë,saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk perbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqerisë civile,është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë. Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim. I bashkon dhimbja për tokën, për ajrin, për lindjen dhe vdekjen. Kanë veç një brengë, të mos u lëndohet mëmëdheu…Nderohem si shqiptar prej teje,jam krenar me ty, sir Delvina!
Fotografia e Agim Xhafka
Fotografia e Agim Xhafka
Fotografia e Eduard Pagria
 Fotografia e Agim Xhafka

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina

Fotografia e Avni Delvina