Bota

Banorët në Afganistan për bomben e hedhur/ Na u duk sikur po na shembej Bota. Video

Pak ditë pas hedhjes së bombës jo nukleare kundër forcave terroriste, banorët e dhjetëra fshatrave  përreth në Siri përshkruajnë terrorin psikologjikë që kanë përjetuar nga imazhet shkuese në qiell.

Disa kilometra larg rënies së bombës, banorët e zonës ku ra bomba shprehen se kurrë nuk kishim parë diçka të tillë me sy.

“Ishim duke fjetur gjumë kur dëgjuam një shpërthim të fuqishëm, na u duk sikur po na shembej Bota. Ishte një shpërthim i fuqishëm, shurdhues”,shprehet njëri prej banorëve.


“Kur dola nga shtëpia, pash një zjarr të madh dhe e gjithë zona ishte e djegur”, shprehet një tjetër qytetar vendas.

Në dallim nga komentet me përmbajtje tmerruese një individ, i cili jetonte ne Achin, shprehet i lumtur për sulmet e SHBA-se ndaj militantëve të ISIS.

“Ne jemi shumë të lumtur për sulmin. Këto bomba duhet të përdoren në të ardhmen për të çrrënjosur ISIS”.

Autoritetet kanë konfirmuar se nga sulmi i bombës me peshë 10 tonë janë vrarë 92 militantë të ISISit./opinion.a

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?