Zbulohet Programi Politik prej 10 pikash i Skëndërbeut. Elisa ka të drejtë

Aktualitet

Meqë Elisa në Botën e Doganave na tha se Shqipërinë që ideoi Skëndërbeu do ta realizojë Edi Rama, ju prezantoj programin politik të Skëndërbeut, zbuluar në Arkivën e Vatikanit: Gjergj Kastrioti i përmendun si Skëndërbej, i biri i Gjonit, nip i Pirros s’Epirit dhe paraardhës i Edi Ramës, ka si synime:

-1. Me 21 janar të vjetit 1443, do të sulmojmë Kalanë e Krujës e ta shtrëngojmë Ilir Metën, ose burg, ose koalicion me ne.

-2. Tuj kenë se Kruja nuk ka të ardhuna, do të japim aq shumë leje ndërtimi e do ta mbushim arkën.

-3. Konçesionet e shnetsis do t’ia japim Vilma Nushit, se tonen e kena.

4-Principata e Arbnit do t’bahet eksportuesja kryesore e hashashit të bekum në brigjet e Apenineve.

5- Fshatart e t’pamundunit do t’i përndjekim aq shumë, saqë popullsia të mendojë se njimend po bajm shtet. Kah ana tjetër, të afruemit prej nesh, do ta mbajn tabelën e policisë në ballin e kalit që të identifikohen e të mos i ndalojë postoblloku.

6- Gjoba do të jetë mjeti jonë – sa ma shumë gjoba, aq ma shumë rroba, Armani, Docle&Gabani, pëlhur venaciani. 6. Princi i nalt Skëndërbe, do të shkojë në Napoli. Njerëzit do të mendojnë se po shkon për me ndihmue Ferdinandin kundër armiqve por në të vërtet, ai do shkojë për të çelun ekspozita me pikturat e tij.

7- Media do të jetë me ne, me hir a pahir, me t’keq a me t’mir, si t’kenë dëshirë.

8-Kalan e Petrels do t’ia japim në posedim Erionit . Vetëm ai mundet me i argtue siduhet popullin hokatar të asaj treve.

9- Kur turqit të ngrehin çadrat përballë kalas për me kërkue dorëheqjen e të naltit Skëndërbe, ne do t’i turrim Oltën me 300 freshistë me heshta sufllaqesh qi t’i bajn pluhun e hi.

10. Të gjithë trimat e dënuem në Venedik, Raguzë, Mretnin e Spajs, Xhenovë, Parma e der atje ku piqet buka n’dill, do t’vijn në Kuvendin e Arbnit e di i gjujn me grushta kujtdo qi ven në dyshim fjalën e të naltit Skëndërbe.

Fotografia e Lolita.

SPRINT.AL

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments