Berisha: Rama po blen diplomatët me klubin 4700 euro metri katror

Aktualitet

Nga çadra e protestës, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi shkarkimin e Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në BE, Eduard Auer, që sipas Berishës është korruptuar me paratë e drogës.

Para 5 ose 6 ditësh erdhi një misionar i dërguar. Mblodhi parti të tjera të opozitës, sikur ta kishte dërguar Komiterni i Josif Stalinit, ndryshe nuk fliste ai.

Çfarë i tha drejtori që erdhi nga Brukseli partive opozitare?

U tha: Lëreni ta kalbim PD në çadër dhe futuni merrni ato mandate se ju erdhi radha.

Erdhi me mision të shkatërrojë opozitën.

Dy gjëra dua t’i them.

Sigurisht që ti nuk erdhe nga Komiterni, se ai ka dekada që ka përfundu në kosh plehrash.

I sigurtë jam se nuk more porosi nga Komisioni Europian, se ai është një institucion me vlera.

Por ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit “4700 euro metri katror”, ose si anëtar i klubit të kanabisit te Edi Ramës.

Por në misionin tënd të turpshëm je treguar shumë i pamend se ata burra që takove ti atë ditë i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Dhe dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë. Nëse ata nuk do të kishin ardhur në çadër me vullnetin, karakterin, besimin te vota, Edi Rama do t’u kishte bërë atyre çdo shpërblim.

Nëse nuk do ishin në cadër Rama është i gatshëm t’u falë nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milion narkoeuro.

Na kujtove kohërat e perandorisë osmane kur para se të dërgonte ushtrinë, sulltani dërgonte qeset me para.

Erdhe këtu të mbledhësh mandate.

Turp!

Largojeni nga komisioni këtë njeri. Nuk ka imunitet askush nga korrupsioni, por ky është një akt i shëmtuar. Nuk i bën nder njeriu, as komisionit, ai është peng I klubit “4700 euro metri katror” ose i klubit të kanabisit të Edi Ramës”.