Përplasje fizike në Këshillin e Vlorës. Lëre votën se për të japim jetën! Video

Aktualitet

Ka degraduar sot në përplasje fizike, mbledhja e këshillit të qarkut të Vlorës ku është miratuar shkarkimi i kryetarit të këtij këshilli Sidrit Danaj.

Këshilltarët e LSI-së nuk e kanë votuar propozimin e PS-së, ndërkohë që vetë Danaj është acaruar me komisionin e votimit për shkak se ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.

“Lër votën se për të po japim jetën. Mos e prek votën”, dëgjohet të thërrasë ai në mbledhje.

Përplasjet e ashpra u shënuan sot në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, pasi kryebashkiaku Leli propozoi shkarkimin e kreut të këtij këshilli.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne emër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si njeri i Koço Kokëdhimës.

Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku, Sidrit Danajt.

Kryetari i qarkut i është bashkuar ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments