Aktualitet

Drejt shkarkimit Kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj. Eshtë mbështetës i Kokëdhimës

Zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe drejtues të PS-së në Vlorë janë mbledhur sot në qytetin bregdetar në përpjekjen për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Këshillit të qarkut, Sadrit Danaj.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto si dhe drejtuesit e degës së PS-së në Vlorë janë përfshirë prej dy ditësh në negociata të fshehta dhe presione të hapura psikologjike për të siguruar shumicën e votave në Këshillin e Qarkut që arrihet shkarkimi i Danajt nga posti.

Burime pranë këshillit të qarkut thanë se, për të siguruar votat, të deleguarit nga Tirana dhe bashkëpunëtorët e tyre në Vlorë, u kanë kërkuar anëtarëve të këshillit që të votojnë duke lënë shenja të dallueshme në fletët e votimit.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga Koço Kokëdhima, që kërkon hapjen, shumimin dhe modernizimin e partisë.

Presioni ndaj Danajt me shkarkim nga detyra, me anë të votimit në këshillin e qarkut, vjen pas dhjetëra shkarkimeve që janë bërë në muajt e shkuar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes “Zgjidhja”, apo kërcënimeve me vendin e punës, që janë denoncuar nga Kokëdhima si vepra të shëmtuara dhe që s’kanë të bëjnë me moralin dhe praktikën e PS-së.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?