Çfarë ndodh nëse tërhiqet edhe LSI nga KQZ?

Aktualitet

Ilir Meta është në mazhorancë, por politikisht LSI ka kaluar tashmë në anën tjetër, atë të opozitës. Në këtë situatë është krejt normale, që socialistët të mendojnë çfarë mund të ndodhë nëse njerëzit e LSI në institucione tërhiqen nga postet që mbajnë.

Erjon Braçe pati dyshime nëse duhet votuar anëtari i tretë i LSI në komisionet ad-hoc. Intuita i thotë se PS rrezikon të dalë pakicë në komisionet e vetingut.

Në anën tjetër kanë nisur stërhollimet e deklaratës së Ilir Metës se LSI është gati të lërë postet e saj në qeveri në funksion të dialogut.

Çfarë ndodh nëse LSI tërheq edhe anëtarin e saj në KQZ, njësoj si në qeveri?

Ekspertët këtu bien dakort se një hap i tillë bllokon përfundimisht Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Çlirim Gjata është i qartë.

“Nëse tërhiqen katër anëtarë nga KQZ, atëherë nuk ka më asnjë KQZ. Nëse nuk janë katër anëtarë, KQZ nuk mblidhet dot se nuk ka kuorum”, deklaroi ai,

Kristaq Kume e sheh këtë si një instrument të sigurtë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Nëse LSI vendos që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ky është instrumenti i sigurtë”, u shpreh ai.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments