Vlora nën terror/ Pas vrasjes së djeshme, sot tritol poshtë makinës së Bashkim Brahimaj

Aktualitet

Një sasi eksplozivi i ishte vendosur poshtë makinës Bashkim Brahimajt në Vlorë, por që fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u zbulua nga vet ai.

Bashkim Brahimaj është vëllai i Isuf Brahimajt, i ekzekutuar në vitin 2014. Isuf Brahimaj u vra gjithashtu me tritol të vendosur poshtë makinës së tij Mitsubishi 28 gushtin e 2014. Isuf Brahimaj ka qenë i dënuar për trafik droge në Belgjikë dhe vrasja e tij para 3 vitesh ka lidhje pikërisht me këtë aktivitet kriminal.

Vëllai i tij Bashkim Brahimaj që mëngjesin e sotëm konstatoi tritolin poshtë fuoristradës së tij Mercedes Benz ML, i ka shpëtuar edhe më parë atentateve me tritol, në gusht të vitit 2013 kur udhëtonte me makinën e tij Mercedes Benz.

Dy vëllezërit Brahimaj ishin pronarë të një hoteli 5-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Hoteli me vlerë 1.5 milionë Euro u sekuestrua nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë në vitin 2015 me pretendimin se është ndërtuar me para të përfituara nga trafiku i drogës.

Bashkim Brahimaj njihet edhe me emrat Ermal Memo dhe Ermal (Brahimaj) Bajrami.

Të dy vëllezërit Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe Holandë në fushën e trafikut të drogës.

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments