Pamjet se si grabiteshin farmacitë në Tiranë nga dy adoleshentë/ Video

Aktualitet

Dy adoleshentë janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë grabitës të farmacive.

Në pranga është vënë Foti Kristali, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Adoleshenti në bashkëpunim me Kristi Çinarin, 18 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në Rrugën e “Kavajës”, ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.


Kristi Çinari, ndodhet i arrestuar sepse pak ditë më parë është kapur sepse kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga kontrollet e kryera në banesat e të ndaluarve janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes

Gjithashtu këta të rinj janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.

Image

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments