Momenti kur Trump ndjek me ankth sulmet në Siri në vilën e tij/Foto

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkoi dje në mbrëmjë vonë kombeve të civilizuara që t’i jepnin fund gjakderdhjes në Siri, pasi kishte urdhëruar fillimisht sulme ajrore kunder një baze ajrore të forcave qeveritare siriane.

Trump është informuar nga ekipit i Sigurisë Kombëtare për sulmet amerikane të kryera në Siri, dhe i gjithë ky takim është zhvilluar në vilën e tij luksoze në Mar-a-Lago, nga e cila Shtëpia e Bardhë i ka publikuar disa fotografi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter fotografinë, ku Trump së bashku me anëtarët e kabinetit ishin mbledhur brenda një dhome të improvizuar ku është informuar për sulmet.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverinë siriane në luftën gjashtëvjeçare dhe ishte urdhëri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trump.

‘’Sulmi që urdhërova ishte kundër bazës ajrore nga ku ishin nisur avionët që kryen sulmin kimik. Nuk ka dyshime se Siria ka përdorur armë të ndaluara’’, deklaroi presidenti

“Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të përjetojë një tmerr të tillë”, ka thënë Trump.

Pesëdhjetë e nëntë raketa “Tomahaëk” u hodhën nga dy anije të marinës amerikane në Mesdhe.

Presidenti Donald Trump tha se goditi bazën nga e cila qeveria siriane nisi sulmin kimik të së martës./SYRI.net/

Image