Erdogan takon babanë që humbi dy fëmijët në sulmin me armë kimike

Rajoni

Menjëherë pas sulmit me armë kimike Yusuf Abdulhamid me fëmijët e tij, Aya dhe Ahmed në krahë, u nis drejt një spitali në Turqi. Kishte shpresë së do t’i shpëtonte, por ata dhanë shpirt pa hyrë në territorin turk.

Fotoja e tij me dy fëmijët e pajetë në krahë bëri gjiron e rrjetit, duke prekur miliona zemra anekënd botës.

Ajo foto duket se ka prekur thellë edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e priti 33-vjeçarin gjatë një vizite që lideri turk kreu në qytetin e Hatayt, afër kufirit me Sirinë.

Yusuf Abdulhamid humbi dy fëmijët binjakë, bashkëshorten dhe shumë të afërm në sulmin me armë kimike të forcave të Asadit ndaj qytetit të Idlibit.

Gazeta turke “Sabah” tha se Abdulhamid e puthi Erdoganin në ballë dhe e falënderoi për gjithçka ai kishte bërë për popullin sirian.

Turqia prej vitesh mirëpret rreth tre milionë refugjatë që janë larguar nga Siria ë përpjekje për të shpëtuar jetën nga luftimet e ashpra.

2-142-15

1-50

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?