Deputeti i PS-së: Nuk votojmë asnjë qeveri pa Edi Ramën kryeministër

Aktualitet
“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javet e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktore te tjere keto dite, per qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit”
apo “nenshtrimit”, qarkullojne zera per nje lëshim qe i duhet bere opozites. Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kerkesa) kerkohet qe Edi Rama te mos jete kryeminister deri ne zgjedhje (a thua do e mireprisnin si kryeminister pas fitores se zgjedhjeve?! ). Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne ate detyre, por ai eshte mandatuar nga shumica parlamentare qe perfaqeson shumicen e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetesoje opoziten dhe faktore te tjere, ai nuk ka drejte te vendose ne kundershtim me votuesit e PS, anetaret e PS, organet drejtuese te PS si asamblea kombetare dhe kongresi i PS. Nisur nga sa me siper, nese do behej diskutim ne strukturat e PS si asamblea kombetare apo kongresi, do i nenshtrohesha vendimit te shumices. Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht”, thotë deputeti socialist.“Nese ndokush e konsideron kete deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” per kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash perfaqesimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundesi ti bind qe nuk eshte ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te
Numrat dy dhe një mundësi e dytë PS – LSI rradhet apo shume te rradhet qe publikisht jam shprehur dhe kam kundershtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se. Deklaraten e bej per te sqaruar edhe ndokend brenda rradheve te PS apo pertej, te “trembur nga bubullimat” e çadres dhe rretheqark asaj çadre, qe ky eshte arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnje rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister. PS: Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke deshiron
kryeminister”.