Basha i drejtohet Metës: “Mirë se vjen!” Shqipëria e para!

Aktualitet

Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e djeshme të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në “Çadrën e Lirisë”, Basha u shpreh se i mirëpret deklaratat e Metës, por nuk do të bëjë aleanca në kurriz të popullit.

Ja  fjala e Bashës sot në çadër:

Mbrëmë  një nga partnmerët kryesorë të koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi “Mirë se vjen!” Shqipëria e para! Nuk kërkojmë aleanca të lidhura në kurriz të interesit qytetar!

Por tani kemi rastin t’i drejtojmë një thirrje njeriut që është identifikuar si pengesa kryesore e zgjedhjeve të lira, njeriut që ka vënë pushtetin e tij mbi gjithçka, të reflektojë dhe t’i hapë rrugë Shqipërisë përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit, e cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës që ka nisur për kultivimin e drogës dhe parave të pista dhe bandave që janë bërë gati t’I vërsulen votës së lirë të shqiptarëve.

“Republika e vjetër është një komplot, – tha Basha, – komplot ndaj qytetarëve të Shqipërisë, prej nga fitojnë një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh të lidhur me ta.

Qëllimi i tyre ka qenë pasurimi i këtij grushti njerëzish, i kësaj elite të korruptuar politikanësh që qëndron në pushtet vetëm për të vjedhur paratë e buxhetit përmes pushtetit korruptiv, duke vjedhur pasuritë kombëtare me koncensione korruptive, për ta shndërruar vendin në 3 vite e gjysmë në hambar droge dhe në lavatriçen e parave të pista të qytetarëve.

Për t’i ruajtur këto, kjo elitë e korruptuar e ka të domosdoshme kapjen e zgjedhjeve, të zëvendësojnë vullnetin e gjithsecilit prej jush.

Kjo është arsyeja pse në më shumë se një vit, republika e vjetër as nuk u kujtua dhe as nuk iu përgjigj thirrjes së PD, opozitës dhe qytetarëve për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme se republika e vjetër e di mirë se zgjedhjet e lira janë fundi i rrugëve të vjetra, janë fundi i pazareve të vjetra, fundi i pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar,.

Ne jemi në këtë betejë tani e 46 ditë në këtë lëvizje të madhe popullore që është më e madhe se PD, se opozita, se është lëvizja e një populli të tërë që ka vendosur ta ndërtojë republikën e re jo për pushtetin e PD-së dhe të Lulzim Bashës po për të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve tanë

Që nga dita e parë kur e stolisëm këtë shesh me flamurin tonë komb ne kemi qenë dhe jemi këtu me një motiv:  Shqipëria dhe shqiptarët të parët dhe duke marrë interesin e çdo qytetari mbi interesin e të gjitha politikanëve së bashku, jemi të vendosur deri në fitoren e kësaj kauze të madhe patriotike.

Republika e vjetër e mbushi Shqipërinë me drogë.

Mbrëmë  një nga partnmerët kryesorë të koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi “mirësevjen”; Shqipëria e para! Nuk kërkojmë aleanca të lidhura në kurriz të interesit qytetar!

Por tani kemi rastin t’i drejtojmë një thirrje njeriut që është identifikuar si pengesa kryesore e zgjedhjeve të lira, njeriut që ka vënë pushtetin e tij mbi gjithçka, të reflektojë dhe t’i hapë rrugë Shqipërisë përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit, e cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës që ka nisur për kultivimin e drogës dhe parave të pista dhe bandave që janë bërë gati t’I vërsulen votës së lirë të shqiptarëve.

Nuk do të pranoj e lejoj asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve shqiptarë, në kurriz të popullit tim. Dita po afron kur pushtetin nuk do ta kenë më një grusht politikanësh, por do ta keni ju, ku vendimarrja nuk do të jetë monopol i kryeministrave, ministrave apo pushtetarëve arrogantë, por do të jetë tërësisht prodhim dhe ekzpozim i vullnetit dhe dëshirave tuaja.

Ky është premtimi bazik i republikës së re!”

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments