Meta: Zgjedhjet janë për qytetarët

Aktualitet

Ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim më të rinj e Njësisë 1 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij me të rinjtë, Meta u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike, pasi proceset zgjedhore bëhen për qytetarët dhe jo për partitë politike.

“Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira, bëhen as për opozitën as për pozitën nuk. Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar, janë ata që votojnë, që vendosin”,- tha Meta.

Kreu i LSI-së u shpreh se klima politike duhet t’i shërbejë stabilitetit të vendit. “Zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike. Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin. Çdo lloj konflikti, është kosto për çdo qytetar, familje, dhe  të rinjtë”,- u shpreh kreu i LSI-së.