Nga Skerdjan Dhuli: Rama drejt fundit. Po pastaj ?
Diten e trete te protestes se Opozites, perballe gazetarit Bejdo Malo ne Shijak TV, nder te tjera pata thene: “…Rama do bjere. Rruge tjeter nuk ka. A do bjere sot apo do e shtyje ca ne kohe, kjo mbetet per tu pare…” Dhe sic po e shohim te gjithe, keto jane ditet e fundit te Rames. Fund te cilin ja ndolli dhe punoi cdo dite e me fort qe ky te vinte me I zi. Me I dhimbshem e me I tmerrshem per te dhe politikat e tij qe do mbahen mend si politikat me shkaterrimtare qe ka pare ndonjehere Shqiperia. Fund te cilen ja sollen Beqjet, Tahiret, Shullazet, Prenget, Frroket, Ndoket e Lul Berisha (Ka aq shume Rama sa nuk mbahen as mend). Fund te cilen e ndiejne tashme edhe breshkat qe ka ne zyren e tij, e mbase e degjon edhe koshi I tij I basketbollit ne deren e zyres se Kryeministrit. E problem nuk eshte vetem menyra sesi do e pranoje ai renien tashme te paevitueshme. Pyetja eshte: Po pastaj ? Cfare ndodh nga dita qe bie Rama ? Si do jete dhe si do sillet shteti ndaj zgjedhjeve ? Si do sillet shteti me Opoziten qe kaq shume po lufton per zgjedhje te lira e te dnershme ? Cili do jete roli I Rames pas renies se tij de facto keto dite ? E numri I pyetjeve nuk mbaron. Sepse problem me I madh I zgjehdjeve sot jane bandat rrugeve dhe blerja e votes. E Rama per te dyja keto problem ka treguar se edhe sikur 7 metra nen toke te jete, serish do garoje me kriminele, apo me mbetetje kriminale, dhe serish do I bleje votat edhe sikur ta dije se fiton, jo me tani qe e di se ka humbur. Kjo vjen se eshte paranojak… Rama ra. Por nuk kane rene bandat. Nuk kane rene milionat e droges. Nuk kane rene milionat e trafiqeve te prostitucionit. Nuk kane rene milionat e korrupsionit. NUk kane rene milionat e klienteve te qeverise qe do leshohen si lubi ne popull per ta bindur ate sesa I mire eshte Rama. Prandaj pyetja eshte: Po tani, cfare duhet te beje Opozita ? Nje mendim modest I imi eshte qe Opozita ne menyre te menjehershme duhet te krijoje grupet e punes me emra dhe figura te reja e te besueshme dhe ti shperndaje ne cdo qark e dege per te udhehequr fusahten e saj, dhe bashke me te edhe listat e kandidateve per deputet te publikohen perpara ne kohe. Kjo do te sillte nje mobilizim te elektoratit te PD dhe qytetareve te zakonshem qe kesaj radhe shohin tek ne shpresen e madhe per ndryshim, dhe do e benin sadopak te veshtire punen e bandave ne terren. Nje hap tjete I nevojshem do ishte thirrja e nje grupi ekstra per monitorim nderkombetar, njekohesisht ju duhet bere e qarte disa ambasadoreve qe paguhen ne Tirane nga milionat e klienteve te Rames dhe milionat e droges, qe prezenca e tyre nuk mund te sherbeje vetem per ti dhene informacione nen rogoz mediave apo mbrojtje te hapur ndaj Rames. Ketyre ju duhet bere e qarte se cdo gafe e tyre do te rregjistrohet dhe per kete do te vendoset ne dijeni shteti pergjegjes nga ata vijne. Po ashtu PD duhet te kerkoje nje shpartallim total te kupoles se Policise s e SHtetit pasi ajo eshte streha e te gjitha bandave kriminale qe I kane kthyer zgjedhjet ne nje mission te pamundur. Sigurisht qe blerja e votes nuk eshte e lehte per tu zbuluar. Sidomos kur ke parasysh qe Rama do hyje ne gare me milionere qe politiken e shohin si banke ku hidhen e merren leke. Dhe ne funksion te kesaj, PD eshte e denuar qe voten ta mbroje me jete. Po po. Me jete. Rruge tjeter nuk ka. Qe neser te mos bejme zgjedhje si ato te Dibres, ne duhet ti dalim zot Shqiperise. I pari Lulzim Basha, dhe pas tij te gjithe ne qe duam nje Shqiperi te jetueshme. Nje “Rama 2” do e kthente Shqiperine si Siria. Ndaj ne sot kemi detyren jetike qe te mos e leme.
Total 0 Votes
0
0