I bërë tapë përfundon me makinë në një dyqan ushqimesh

Aktualitet

 

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Viktor Zotajn, 30 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Ballsh.

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi në qytetin e Ballshit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin autoveturë tip “Seat Ibiza” me targë AA 734 OP, është përplasur me dyqanin ushqimor në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet N. H., banues në Ballsh.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzat e “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments