Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Turqi. Strategji ushtarake për të mposhtur ISIS-in

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka mbërritur për herë të  parë në Ankara për të biseduar mbi luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Departamenti amerikan i Shtetit tha se bisedimet e Tillerson me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do të fokusohen kryesisht tek strategjitë ushtarake për mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Theksojmë se Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rimarrje e kontrollit të qytetit Raqqaa, bastionit të fundit të Shtetit Islamik në Siri.

Megjitahtë Ankaraja zyrtare kërkon qe kurdët sirianë, te cilët gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet.

Bisedimet e sotme pritet të prekin edhe kërkesën e Ankarasë për ekstradimin nga SHBA-ja të klerikut fetar, Fethullah Gulen, i akuzuari nga Erdogan si orkestruesi i grushtit të shtetit.

Strategji ushtarake për të mposhtur ISIS-in, Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Turqi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?