Mimi Kodheli në Kuvend: E quajtën “piktori më i mirë francez”

Aktualitet

Ditmir Bushati kërkoi më shumë respekt kur flitej për dekorimin e Edi Ramës. Parafolësi, Ben Blushi kishte bërë ironi me nderin që iu bë Edi Ramës një ditë më parë në Paris. Kishte falenderuar Francën se Edi Rama ishte sjellë mirë atje. “Mori Legjionin e nderit atje me Ismail Kadarenë, erdhi në Legjionin e Turpit këtu me Armando Prengën” kishte thënë Blushi, duke shfrytëzuar momentin e betimit të deputetit të ri në Lezhë, që zëvëndësoi Prengën.

“Dekorimi apo nderimi që iu bë kryeministrit të Shqipërisë, është nder për popullin shqiptar. Mendoj se nuk e kemi luksin në këtë parlament i dashur Ben, të tregohemi cinikë apo “yzmeqarë të pendës”, siç thoshte Konica shpesh as me Republikën e Francës, as me Presidentin e Francës, as me kryeministrin e Francës dhe as me kryeministrin e Shqipërisë kur përfaqëson Shqipërinë dhe shqiptarët dhe kur merr dekoratën më të lartë që përfaqëson Francën.

Është për herë të parë në historinë e Francës që shkohet në dekorime përtej reciprocitetit duke pasë parasysh edhe rixhiditetin dhe formalizmin që shoqëron ceremoni të tilla. Po aq sa jemi ndjerë të nderuar kur këtë dekoratë dhe urdhër të madh e mori Kadareja, pavarësisht kampeve politike, aq duhet të ndjehemi edhe në këtë rast” tha Ministri i Jashtëm.

Në fakt në parlament kanë mbetur shumë pak deputetë që e kanë luksin ta ironizojnë apo ta akuzojnë Edi Ramën.

Njësoj e indinjuar doli në foltore edhe Mimi Kodheli, e cila zbuloi arsyen pse ia dhanë Edi Ramës dekoratën. E para se ishte kryeministri më i mirë shqiptar, e dyta se ishte piktor i madh francez, pavarësisht se është shqiptar.

“Në fakt është për të ardhur keq, që pas një ngjarjeje kaq të rëndësishme për Shqipërinë e shekullit të kaluar për shqiptarët, qytetarët tanë siç është marrja e një prej titujve më të lartë që Republika franceze mund t’i japë një të huaji, sic është medalja që iu akordua kryeministrit të Shqipërisë jo më larg se dje, këtij zotërie të cilit i është thënë se është kryeministri më i mirë i shqiptarëve dhe një ndër piktorët më të mirë francezë, pavarësisht se është shqiptar, që ishte motivacioni i kësaj medaljeje, ne të mund të dalim këtu e të ironizojmë, në fakt duhet të dalim të flasim për të tjera gjëra” tha Kodheli/

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments