Blushi bashkon votat me” Kryehorrin” siç e quajti ai Ramën
Përtej tensioneve që shoqëruan ditët e fundit kampin e majtë, mazhoranca konfirmon vazhdueshmërinë e bashkëpunimit, duke miratuar në unanimitet të plotë të 7 ligjet e paketës prej 27 ligjeve të reformës në drejtësi, drafte këto që kërkoni shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend. Ajo që ra në sy në votimin që sapo u mbyll ishte bashkimi i votave të dy deputetëve të LBRA-s Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi me mazhorancëm për të miratuar edhe ata pro drafteve të qeverisë. Me sa duket ky vendim i dy ish-socialistëve vjen vetëm një ditë pas takimit që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin zhvilluan me Blushin dhe Hafizin në selinë e LIBRA-s
Konfirmimi vjen nga seanca plenare, ku mazhoranca me pro miratoi:
Me 86 vota pro ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”,
Me 88 vota pro ligjin “Për Kodin e Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”
Me 88 vota pro ligjin “Për Kodin Penal i Republikës së Shqipërisë”
Me 88 vota pro ligjin “Për Kodin e Drejtësisë për të Mitur”
Me 88 vota pro ligjin “Për Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”
Me 88 vota pro ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Me 88 vota pro ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.
Kjo paketë ligjore e rëndësishme synohet të votohet nga mazhoranca në kushtet kur opozita e ka bojkotuar Kuvendin prej 41 ditësh dhe vazhdon protestën e saj përpara Kryeministrisë duke kërkuar qeverinë teknike për zgjedhjet e lira
