Basha në Uashington, darkë me Presidentin Trump

Aktualitet

Breitbart News, media më e afërt me presidentin Trump,  shkruan në një eksklzuive se lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka qenë të hënën në mbrëmje pjesëmarrës në një darkë të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit, bashkë me presidentin Trump. Ky i fundit ka mbajtur fjalimin kryesor. Breitbart  jep edhe emrat e politikanëve të tjerë të lartë amerikanë me të cilët u takua Basha. Kështu, ndër të tjerë, shkruan media amerikane, gjatë vizitës në Uashington ai takoi kongresmenin Pete Session (Republikan -Teksas), kryetari i Komitetit të Rregullave të brendshme, kongresmenin Michale Mc Caul (Republikan- Teksas), kryetari i Komitetit të Sigurisë së Brendshme, dhe kongresmenin Ed Royce, (Republikan-Kaliforni), kryetari i Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë.

Politiko.