Françesk Radi dërgohet me urgjencë në spital. Dyshohet për…

Aktualitet

Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.

Për momentin ndodhet në reanimacion.

Spikerja ikonike shqiptare Tefta Radi mësohet se është shprehur se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital.

“Ajo tha se ai ishte shumë mirë. Po flinim dhe Franko, kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen  me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, – tregon qytetari për rrëfimin e Teftës.

Mjekët i thanë që është hemoragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Urojmë që këngëtari ta kalojë këtë situatë të vështirë dhe të kthehet mes nesh sa më parë./JOQ.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?